Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur gjatë vizitës së tij në Bucha, një qytet në të cilin forcat ruse janë akuzuar për masakrën e civilëve.
Pavarësisht vuajtjeve njerëzore atje, ai u tha gazetarëve se banorët po tregonin humanizmin e tyre duke siguruar që kafshët e pastrehë të ushqeheshin.
“Kjo është një tipar karakteristik i njerëzve tanëmendoj, trajtojini kafshët ashtu siç do t’i trajtonit njerëzit,” tha ai.
“[Por] ju mund të shihni përreth se çfarë i është bërë këtij qyteti modern. Kjo është një karakteristikë e ushtarëve rusë – trajtojini njerëzit më keq se kafshët. Ky është gjenocid i vërtetë, ajo që keni parë këtu sot.”
Zelensky vazhdoi duke fajësuar Rusinë për “zvarritjen” e bisedimeve të paqes në Turqi, duke thënë se kjo vetëm do ta përkeqësonte situatën në terren.
“Me çdo ditë, kur ushtria jonë po lëviz në territorin e pushtuar më parë, ju mund të shihni se çfarë po ndodh,” tha ai.
“Ditë pas dite, ata gjejnë trupa nëpër bodrume; njerëz të torturuar, njerëz të vrarë,” tha ai.
Moska ka mohuar të ketë shënjestruar civilët gjatë pushtimit të saj.