Presidenti Volodymyr Zelensky kritikoi vendimin e liderërve të izraelit për të mos mbështetur Kievin kishte inkurajuar partneritetin ushtarak të Rusisë me Iranin.
“Kjo aleancë e tyre thjesht nuk do të kishte ndodhur nëse politikanët tuaj do të kishin marrë vetëm një vendim në atë kohë… duket se ai u miratua shumë kohë më parë – në vitin 2014, kur Rusia filloi agresionin e saj kundër Ukrainës. Vendimi ‘për të mos e mërzitur’ Kremlinin, për të mos ndihmuar realisht Ukrainën”, ka mundësuar aleancën mes Moskës dhe Teheranit”, tha Zelensky në një konferencë të organizuar nga gazeta izraelite Haaretz.
Zelensky në disa raste ka kritikuar Izraelin për dështimin për të kundërshtuar me vendosmëri agresionin rus. Megjithatë, qëndrimi izraelit ka evoluar gjatë muajve të fundit, nga pothuajse neutraliteti në dënime më të forta të Rusisë. Ministri izraelit i mbrojtjes Benny Gantz i tha homologut të tij ukrainas Oleksiy Reznikov se “Izraeli nuk do t’i sigurojë Ukrainës sisteme armësh”.
Izraeli ka kryer ndërkohë qindra sulme ajrore në Sirinë fqinje. Presidenti ukrainas tha gjithashtu se Rusia urdhëroi rreth 2,000 dronë nga Irani, të njëjtin lloj që Kievi thotë se Moska ka përdorur në sulmet e saj të fundit kundër Ukrainës.
“Tingulli i neveritshëm i dronëve iranianë dëgjohet në qiellin tonë çdo natë. Sipas inteligjencës sonë, Rusia urdhëroi rreth 2000 ‘Shahed’ nga Irani,” pohoi Zelensky.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse Zelensky i referohej blerjeve të mëparshme të Rusisë apo blerjeve të reja. Zelensky tha gjithashtu se instruktorët iranianë erdhën për të mësuar rusët se si të përdorin dronët në Ukrainë. Fjalimi i presidentit ukrainas erdhi pak ditë përpara zgjedhjeve legjislative në Izrael, më 1 nënto