Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për mbështetje më të madhe nga aleatët, duke kërkuar që të lejohet përdorimi i raketave me rreze të gjatë për të goditur objektivat brenda territorit të Rusisë.
Në një deklaratë të publikuar në Telegram, Zelensky argumentoi se vendimet më të guximshme të partnerëve do të kufizojnë më shumë mundësitë e presidentit rus Vladimir Putin për të vepruar.
“Sa më të guximshme të jenë vendimet e partnerëve, aq më pak mund të bëjë Putini”, deklaroi Zelensky.