Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ishte një nga miqtë më të afërt të 23-vjeçarit Brilant Martinaj, i cili mbeti viktimë së bashku me Diklen Vatajn dhe Arbër Hoxhën në masakrën e Fushë-Krujës.
Në disa foto dhe video që kanë qarkulluar në rrjet, Stresi dhe Martinaj shohen në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe lajmi i vrasjes së të riut duket se e ka tronditur këngëtarin e njohur.
Me një postim në Instastory ku shkruan, “zemra e vllait, krejt botën ma përmbyse”, Stresi tregon bisedën e fundit që ka pasur me Brilant Martinaj.
Ajo që bie në sy është lidhja e tyre e ngushtë pasi i drejtohen njëri-tjetrit me termin vëlla.