Zënkat e futbollit nuk kanë të sosur në Itali, Spalletti dhe Maldini, mosmarrëveshja e rindërtuar

Kamerat e Dazn arritën të kapin audion e diskutimit mes menaxherit të Milanit dhe trajnerit të Napolit: ja çfarë thanë saktësisht…

 

Sherri në dhomat e zhveshjes mes Spallettit dhe Maldinit, me Leaon në mes, ka shkaktuar shumë diskutime në pas ndeshjen e Napolit-Milanit.

Kamerat e Dazn arritën të rindërtojnë atë që saktësisht i thanë njëri-tjetrit menaxheri i kuqezinjve dhe trajneri toskan.

Pas pushimit, Spalletti po kërkonte sqarime nga arbitri Rapuano për kartonin e verdhë të Lobotkës, por në atë moment ndërhyn Maldini.

 

Spalletti: “Gabuat me kartoni e verdhë”

Maldini: “Shihemi në Champions, hajde. Shihemi më vonë, është më mirë”

Në atë moment vjen edhe Leao dhe thotë: “Shko, shko zotëri”.

Spalletti: “Çfarë do?”

Maldini: “Jeni nervoz, keni parë shumë filma Rambo, zotëri! Ç’është kjo gjë, hajde!”


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *