Zeqiri dyshime për KFOR-in: Këtu dikush ka një qëllim të caktuar

Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës, ka ngitur dyshime për rolin e ndërkombëtarëve lidhur me gjendjen e krijuar prej 11 ditësh në veri të vendit.Zeqiri  ka thënë se mund të fshihet diçka prapa hezitimit të KFOR-it për të asistuar që policët në Leposaviq e Jarinjë të ndërrohen me të tjerë.

Ai ka thënë se KFOR-i, EULEX-i dhe QUINT-i nuk po shprehin një gatishmëri “që të na asistojnë apo të na lejojnë të bëjmë ndërrimin e zyrtarëve policorë”.

Ka shtuar se Policia është duke bërë përditë kërkesa për ndërrime, porse nuk po merr përgjigje konkrete.

Kur është pyetur nëse KFOR-i qëllimisht nuk po e ndihmon Policinë e Kosovës në këtë pikë, ai është përgjigjur se prapa kësaj mund të fshihet diçka.

“Është mendim i imi personal, prapa kësaj mund të fshihet diçka. Ne jemi njerëz, edhe ata janë njerëz. Cila është ajo që po dëshirojnë ata të krijohet krizë humanitare në atë pjesë, sepse jo vetëm zyrtarët por edhe qytetarët janë në gjendje të keqe, dhe cilido që do kërkonte ndonjë ndihmë për ndonjë urgjencë është e pamundshme t’i ofrohet ndihmë dhe me këtë shëndeti i tyre është në rrezik”.

Nëse KFOR-i po e bën këtë qëllimisht, Zeqiri thotë se ai do të duhej të dilte me deklaratë publike për t’i dhënë përgjigje policisë nëse nuk ka qëllim tjetër.

Kur është pyetur nëse po shpreh dyshime për KFOR-in, Zeqiri është përgjigjur se “ka vend për t’i shprehur këto dyshime” për shkak të policëve që gjenden që 11 ditë në veri dhe nuk ka afat se kur mund të bëhet ndërrimi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *