Receta e ditës për sot është supë me bizele.
Kjo pjatë ju ofron ju pak kalori dhe zero kolesterol, me të cilën do të ushqehet shëndetshëm e gjithë familja.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj recetën e plotë:
Përbërësit:
- 500 gram bizele
- 750 ml lëng pule
- 120 ml ajkë qumështi
- 250 gram gjoks pule
- 60 gram gjalpë
- 1 qepë
- Kripë dhe piper
Udhëzimet:
Si hap të parë në një tenxhere skuqni qepën dhe më pas shtoni bizelet.
Pasi këto të keni skuqur mirë përbërësit, shtoni lëngun e pulës dhe lëreni të ziejë për 15 minuta. Më pas me blender shtypini përbërësit dhe bëjini pure, ku më pas do të shtoni nenexhikun, ajkën e qumështit, kripën dhe piperin. I trazoni mirë. Në fund skuqni gjiksin e pulës me gjalbë dhe shtoni bukën e prerë në kubikë.
Shërbejeni supën duke i shtuar sipër 1 gjethe nenexhik dhe bukëzat e thekura.