Zetori del nga rruga në Maliq, shoferi dërgohet menjëherë në spital

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bregas të Maliqit. Një zetor pa targa ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar shoferi, rreth 60-vjeç me iniciale R. E.

Ai është dërguar në spital ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

‘Më datë 07.01.2022, rreth orës 12:50, jemi njoftuar se në fshatin Bregas, Maliq, një mjet zetor, pa targa, me drejtues shtetasin R. E., rreth 60 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’, njofton policia.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *