Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ë Kosovës, Daulina Osmani, së bashku me U.D. Ministren Dafina Gexha vizituan Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive.
Cili ishte qëllimi i kësaj vizite dhe mesazhi i Osmanit?
“Sot në mëngjes, së bashku me U.D. Ministren Dafina Gexha vizituam Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Sportive e cila funksionon në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Nga ekspertët vendorë, QKMS vlerësohet me kapacitet mirë të zhvilluar infrastrukturor fizik, mirëpo ka nevojë të plotësohet me kapacitete njerëzore dhe aparatura profesionale për ofrimin e shërbimeve cilësore për sportistët dhe të tjerët.
Së bashku me doktoreshat Aida Rexhepi dhe Pranvera Zejnullahu-Raçi, si dhe doktor Gëzim Murseli, diskutuam për hapat konkrete që duhet ndërmarrë për ngritjen e kapaciteteve të QKMS-së si dhe krijimin e qasjes më të lehtë të sportistëve, klubeve dhe federatave për kontrolle dhe testime profesionale mjekësore dhe sportive”, ka shkruar Osmani në profilin e saj në facebook.