Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka pohuar se marrëveshja që lejon eksportimin e grurit me anije përmes Detit të Zi është zgjatur. Kohëzgjatja ka ndryshuar: midis Rusisë, e cila bëri thirrje që ajo të ishte 60 ditë dhe Ukrainës që donte që ajo të rinovohej për dy herë më shumë.
Marrëveshja aktuale do të skadonte të shtunën. Miliarda ton drithë po grumbulloheshin në Ukrainë sepse nuk mund të eksportoheshin për shkak të rreziqeve të transportit me hekurudhë dhe bllokadës ruse, në Detin e Zi. Përfundimisht u arrit një marrëveshje e cila është zgjatur që atëherë, megjithëse Rusia pezulloi shkurtimisht pjesëmarrjen në tetor.