Komisioni i Ligjeve është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar rreth kandidatëve, mes të cilëve do të zgjidhet Avokati i ri i Popullit. Beteja për këtë pozicion ka qenë e ashpër edhe në Kuvend.
Aktualisht janë 14 kandidatë për Avokatin e Popullit:
Alket Jaupi, Bledar Dervishaj, Besim Ndërgjoni, Drita Avduli, Dardan Mustafa, Erald Aga, Endri Papajorgji, Edison Frangu, Robert Gajda, Lefterie Luzi, Sokol Hazizaj, Tartar Bazaj, Ilir Rusmali, Vitore Tusha.
Si zgjidhet Avokati i Popullit?
Lista e kandidatëve do t’i dorëzohet komisionit Parlamentar të Ligjeve për të verifikuar përmbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore. Komisioni do të kryejë seanca dëgjimore për çdo kandidat, ku do u bëhet vlerësimi për përmbushjen e kritereve kushtetuese. Më pas, kandidaturat e përzgjedhura i paraqiten Kuvendit me shkrim nga jo më pak se 28 deputetë. Zgjedhja e avokatit të ri të popullit kërkon 84 vota dhe ka një mandat 5 vjeçar.