Konferenca e Kryetarëve/ Alibeaj: PS nuk mund ta zgjedhë Presidentin e ri me vota të marra nga “non grat-at”

Enkelejd Alibeaj ka folur në Konferencën e kryetarëve, për çështjen e zgjedhjes së presidentit, ku dhe ka hedhur akuza të forta në drejtim të mazhorancës, duke i thënë se kanë marrë vota nga persona të shpallur non-grata.

“Kini parasysh një gjë , ja kam berë të qartë që ky parlament duhet të zgjedhë presidentin e shqiptarëve , duhet ta zgjidhnin vetë shqiptarët por kjo nuk është e mundur, qëndrimi ynë ështe i tillë të flasim para shqiptarëve të na gjykojne ata, ajo çka Flutura  Açka tha ishte e saktë , mbas 30 e kusur vitesh kjo shoqëri të mund te ketë te gjejë forcë të brendshme të thyejë ca tabu, kohët e fundit nuk ka as brejtje ndëergjeje. Ne kemi sfidën me shqiptaret, me pritshmerite e shqiptareve, kjo vertet është një mbledhje  e tipit burokratike ku ne do të fillojmë raundin e parë, të biem dakord se standarti kur do të jetë raundi i parë të jetë nje raund që të aplikohet dhe opozita të ketë vendimarrjen e saj. Ju keni votat të marra nga non grata, Tom doshi, Rakipi dhe 2 deputetë të tjerë” u shpreh Enkelejd Alibeaj.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *