Enkelejd Alibeaj thërret mbledhjen e grupit për presidentin. Mësohet se Alibeaj ka ftuar deputetët mesditën e sotme në selinë e PD për të diskutuar mbi ecurinë e deritanishme se si do të vijojë me procesin e përzgjedhjes së Presidentit të Ri.
“Të nderuar kolegë!
Duke kërkuar ndjesë për orën, në vijim të diskutimeve ne grup për procesin e përzgjedhjes së Presidentit, nesër në orën 12:00, në seli, do të zhvillojmë mbledhjen e radhës së grupi për të diskutuar mbi ecurinë e deritanishme dhe sesi do të vijojmë me procesin. Faleminderit!”, thuhet në mesazh.