Zgjedhja e presidentit, Mediu: Sillni emra konkretë, të jetë hera e fundit që..

Në Komisionin e Ligjeve, këtë të hënë kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka kërkuar që të marrë fund retorika për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, si dhe të ketë tashmë emra konkretë.

Mediu kërkoi që kjo të ishte mbledhja e fundit, që palët bëjnë për zgjedhjen e presidentit.

Sipas Mediut, Shqipëria ka mjaft personalitete që mund të ushtrojnë më së miri postin e presidentit, brenda dhe jashtë politikës.

“Opozita të gjejë brenda vetes konsensusin që plotësojnë ato kritere të përbashkëta, të diskutojmë për emra konkretë, t’i lëmë retorikat, ka ky vend njerëz brenda dhe jashtë politikës, të denjë për këtë post. Shpresoj që ky diskutim i përgjithshëm të jetë i fundit që bëjmë në këtë komision”, tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *