Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka theksuar në një deklaratë për medat se Partia Socialiste ka të gjithë dëshirën për të qenë pjesë e procesit për zgjedhjen e Presidentit të për fshihet edhe opozita. Ai tha se nuk mundet të kthehet një kërkesë e rrëzuar, duke iu referuar këtu pretendimeve të Alibeajt.
“Nuk mund të marrësh një kërkesë të rrëzuar dhe ti thërresësh prapë me një numër të ri protokolli. Firma e një deputeti, zyrtari, një qytetari vlen vetëm për një dokument. Ç’tju them. Nuk di çfarë përgjigje t’ju jap. Dëshira jonë është e madhe për të diskutuar dhe për të dhënë mundësinë e cdo lloj mekanizmi të kontrollit parlamentar.
E kemi thënë që prej shtatori që ne knë këtë legjislaturë kemi dëshirën për t’i lejuar opozitës hapësirë. Kjo gjë duhet bërë sipas praktikave të nevojshme. Shikoni të dyja kërkesat, shihini dhe më pas më thoni nëse e kam unë gabim apo Alibeaj”, tha Balla.