Këtë të martë do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, në të cilën do të diskutohet mes mazhorancës dhe opozitës për fillimin e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e presidentit të ri.
Bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 12:30, ku pjesë e tryezës së Konferencës së Kryetarëve do të jenë të pranishëm: Enkelejd Alibeaj, Agron Gjekmarkaj, Fatmir Mediu, Mesila Doda dhe Grida Duma.