Edhe para por tashmë edhe pas bisedës zhvilluar me krerët kryesorë të shtetit shqiptar, spekulimet janë të shumta mbi atë çka porositi Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer.
Por ajo që ka dalë zyrtarisht deri tani, ka qenë fakti i disa detajeve pas bisedimeve që Palmer ka pasur me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha.
Palmer tha se, zgjedhjet duhet të jenë me standardet e demokracisë dhe shtoi se SHBA-të janë të përkushtuara për një të ardhme euroatlantike të Shqipërisë.
“Pata bisedime të mira me Presidentin e Kryeministrin. Vlerësoj përpjekjet që janë bërë në Reformën në Drejtësi. Zgjedhjet të jenë sipas standardeve demokratike. Kam biseduar edhe me kreun e PD, Lulzim Basha.
Të sigurohet që shqiptarët të kenë besim për rezultatin. SHBA-të janë të përkushtuar të jetë partner i fortë për Shqipërinë. Jemi të përkushtuar për të ardhme euroatlantike të Shqipërisë”,- tha Palmer.
Më pas Zv.ndihmës Sekretari Amerikan për Shtetit, Matthew Palmer, zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët e “Alumni” të programeve të SHBA-ve.
Palmer ka dhënë një mesazh për zgjedhjet duke kërkuar nga palët që zgjedhjet të jenë sipas standardeve demokratike, si dhe të sigurohet që të kihet besim për rezultatin.
/Priza.al/