Zgjedhjet 2021/ Numërohen 9% e kutive në vend, PS-ja ngjyros treçerekun e Shqipërisë, PD-LSI mbajnë Veriun. Tom Doshi tërhiqet papritur nga gara  

Mbi 9% e votave (555 kuti) janë numëruar dhe forcë e parë sipas rezultateve të deritanishme është Partia Socialiste. Me 74 mijë e 94 vota (50.56 % ose ndryshe 67 deputetë) PS-ja ka ngjyrosur thujse treçerekun e hartës së Shqipërisë, duke lënë pas të gjitha partitë e tjera.

Ndërsa Partia Demokratike bashkë me Lëvizjen Socialiste për Integrim janë mjaft të favorizuara në zonën e Veriut. PD-ja ka 55 mijë e 901 vota (38.14% ose ndryshe 49 ulëse), ndërsa LSI-ja ka 9 mijë e 853 vota (6.72%, ose ndryshe 6 deputetë).

Në Shkodër PS-LSI marrin 48% të votave, shumë më tepër se PS-ja që ka marrë vetëm 23 %, ndërsa në Lezhë PD-LSI që marrin 55.9% kundrejt PS me 40.8%. Edhe në Dibër, PD-LSI kryesojnë me 52.1% kurse PS ndjek me 45.9%. Në Kukës PD-LSI kanë 64.3% të votave, kurse PS 34.6%.

Në 8 qarqet e tjera PS-ja kryeson me mbi 50%. Më favorite është në Durrës e Vlorë ku ka mbi 67% dhe 61 % të votave në këto dy zona.

Një zhvillim i papritur i fundit ka qenë ai i tërheqjes së kreut tw PSD-sw, Tom Doshit, nga procesi i zgjedhjeve. Me një letër drejtuar KQZ-së, Doshi kërkoi zëvendësimin e tij.

Vendimi i Doshit ka ardhur në mënyrë të papritur, kur në fakt PSD-ja sipas të dhënave zyrtare ka marrë një numër të konsiderueshëm votash, prej 3033 votash (3 deputetë).

SITUATA NË QARQE:

Në qarkun e Shkodrës deri tani janë numëruar 27 qendra votimi nga 411 të gjitha ku PSD ka marrë 1076 vota, PBK ka marrë 10 vota, PLDSH 42 vota, BD 47 vota, ABEOK 4 vota, LSI 496 vota, NTH 27 vota, LRE 3 vota, PD-AN 2279 vota, ADR 3 votë, LN 66 vota, PS 1692 vota, Palë Shkambi 10 vota.

Në qarkun e Kukësit deri tani janë numëruar 19 nga 141 qendra votimi ku PSD ka marrë 19 vota, PBK ka marrë 8 vota, PLDSH 7 vota, BD 8 vota, ABEOK 1 vota, LSI 5 vota, NTH 2 vota, LRE 20 vota, PD-AN 3570 vota, ADR 6 vota, LN 2 vota, PS 1879 vota.

Në qarkun e Lezhës deri tani janë numëruar 21 nga 248 qendra votimi ku PSD ka marrë 20 vota, PBK ka marrë 10 vota, PLDSH 73 vota, BD 26 vota, ABEOK 2 vota, LSI 428 vota, NTH 23 vota, LRE 18 vota, PD-AN 2462 vota, ADR 7 vota, LN 32 vota, PS 2218 vota, Iljaz Shehu 33 vota.

Në qarkun e Dibrës deri tani janë numëruar 28 nga 227 qendra votimi ku PSD ka marrë 50 vota, PBK ka marrë 6 vota, PLDSH 11 vota, BD 11 vota, ABEOK 3 vota, LSI 466 vota, NTH 7 vota, LRE 11 vota, PD-AN 3352 vota, ADR 12 vota, LN 43 vota, PS 3416 vota, Elton Debreshi 43 vota.

Në qarkun e Durrësit deri tani janë numëruar 5 nga 481 qendra votimi ku PSD ka marrë 9 vota, PBK ka marrë 0 vota, PLDSH 7 vota, BD 0 vota, ABEOK 0 vota, LSI 18 vota, NTH 1 vota, LRE o vota, PD-AN 290 vota, ADR 0 vota, LN 6 vota, PS 717 vota.

Në qarkun e Tiranës deri tani janë numëruar 69 nga 1243 qendra votimi ku PSD ka marrë 591 vota, PBK ka marrë 20 vota, PLDSH 40 vota, BD 124 vota, ABEOK 22 vota, LSI 1398 vota, NTH 189 vota, LRE 30 vota, PD-AN 7759 vota, ADR 89 vota, LN 76 vota, PS 11605 vota, Boiken Abazi 158 vota.

Në qarkun e Elbasanit deri tani janë numëruar 61 nga 511 qendra votimi ku PSD ka marrë 47 vota, PBK ka marrë 10 vota, PLDSH 30 vota, BD 7o vota, ABEOK 27 vota, LSI 801 vota, NTH 178 vota, LRE 62 vota, PD-AN 6756 vota, ADR 13 vota, LN 119 vota, PS 10196 vota.

Në qarkun e Fierit deri tani janë numëruar 61 nga 580 qendra votimi ku PSD ka marrë 80 vota, PBK ka marrë 17 vota, PLDSH 123 vota, BD 22 vota, ABEOK 14 vota, LSI 891 vota, NTH 77 vota, LRE 43 vota, PD-AN 6891 vota, ADR 27 vota, LN 30 vota, PS 9025 vota.

Në qarkun e Beratit deri tani janë numëruar 34 nga 277 qendra votimi ku PSD ka marrë 32 vota, PBK ka marrë 14 vota, PLDSH 10 vota, BD 25 vota, ABEOK 11 vota, LSI 984 vota, NTH 34 vota, LRE 30 vota, PD-AN 2655 vota, ADR 12 vota, LN 12 vota, PS 4592 vota.

Në qarkun e Korçës deri tani janë numëruar 39 nga 427 qendra votimi ku PSD ka marrë 85 vota, PBK ka marrë 7 vota, PLDSH 36 vota, BD 44 vota, ABEOK 9 vota, LSI 858 vota, NTH 63 vota, LRE 14 vota, PD-AN 3976 vota, ADR 6 vota, LN 15 vota, PS 4884 vota.

Në qarkun e Gjirokastrës deri tani janë numëruar 50 nga 27o qendra votimi ku PSD ka marrë 89 vota, PBK ka marrë 5 vota, PLDSH 9 vota, BD 9 vota, ABEOK 5 vota, LSI 1216 vota, NTH 26 vota, LRE 11 vota, PD-AN 2596 vota, ADR 17 vota, LN 18 vota, PS 4801 vota, Kreshnik Merxhani 11 vota.

Në qarkun e Vlorës deri tani janë numëruar 62 nga 445 qendra votimi ku PSD ka marrë 64 vota, PBK ka marrë 21 vota, PLDSH 24 vota, BD 130 vota, ABEOK 20 vota, LSI 855 vota, NTH 51 vota, LRE 22 vota, PD-AN 3963 vota, ADR 22 vota, LN 75 vota, PS 7955 vota.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *