Procesi i numërimit në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit vijon, teksa janë numëruar 326 kuti. PS kryeson në mbi 300 kutitë e para duke marrë 51.5% të votave, ose ndryshe 41 mijë e 975 vota.
PD nga ana tjetër ka 39.1% të votave, ose 31 mijë e 849 vota kurse LSI me 6.9% ka 5 mijë e 612 vota.
Me votat e tanishme përkthyer në mandate PS-së i takojnë 46 deputetë, PD-së 32 dhe LSI-së 3 mandate.
Ka nisur procesi i numërimit të votave në vend. Në të gjithë vendin janë dorëzuar kutitë e mbushura me vota, ndërkohë që në Bashkinë e Pustecit, e cila ka vetëm 7 qendra votimi, ka përfunduar procesi i numërimit. Në Pustec ka kryesuar numërimin e votave Partia Socialiste me 868 e ndjekur nga Partia Demokratike me 473 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 168 vota.
Në qarkun e Shkodrës deri tani janë numëruar 7 qendra votimi nga 411 të gjitha ku PSD ka marrë 210 vota, PBK ka marrë 2 vota, PLDSH 4 vota, BD 5 vota, ABEOK 0 vota, LSI 28 vota, NTH 0 vota, LRE 0 vota, PD-AN 354 vota, ADR 1 votë, LN 1 votë, PS 464 vota, P.Sh o vota.
Në qarkun e Kukësit deri tani janë numëruar 7 nga 141 qendra votimi ku PSD ka marrë 6 vota, PBK ka marrë 1 votë, PLDSH 3 vota, BD 5 vota, ABEOK 0 vota, LSI 2 vota, NTH 0 vota, LRE 5 vota, PD-AN 1275 vota, ADR 2 vota, LN 1 votë, PS 785 vota.
Në qarkun e Lezhës deri tani janë numëruar 6 nga 248 qendra votimi ku PSD ka marrë 8 vota, PBK ka marrë 0 vota, PLDSH 36 vota, BD 8 vota, ABEOK 0 vota, LSI 93 vota, NTH 9 vota, LRE 1 votë, PD-AN 614 vota, ADR 1 votë, LN 3 vota, PS 454 vota, I.Sh 12 vota.
Në qarkun e Dibrës deri tani janë numëruar 18 nga 227 qendra votimi ku PSD ka marrë 29 vota, PBK ka marrë 4 vota, PLDSH 7 vota, BD 8 vota, ABEOK 2 vota, LSI 251 vota, NTH 5 vota, LRE 3 vota, PD-AN 2371 vota, ADR 6 vota, LN 29 vota, PS 1907 vota, E.B 19 vota.
Në qarkun e Durrësit është numëruar vetëm 1 kuti, ku 116 vota i ka marrë PS dhe 32 PD.
Në qarkun e Tiranës deri tani janë numëruar 19 nga 1243 qendra votimi ku PSD ka marrë 112 vota, PBK ka marrë 3 vota, PLDSH 13 vota, BD 27 vota, ABEOK 7 vota, LSI 351 vota, NTH 43 vota, LRE 8 vota, PD-AN 1982 vota, ADR 28 vota, LN 23 vota, PS 3241 vota, B.A 39 vota.
Në qarkun e Elbasanit deri tani janë numëruar 29 nga 511 qendra votimi ku PSD ka marrë 17 vota, PBK ka marrë 2 vota, PLDSH 13 vota, BD 25 vota, ABEOK 14 vota, LSI 369 vota, NTH 55 vota, LRE 23 vota, PD-AN 2998 vota, ADR 7 vota, LN 29 vota, PS 4491 vota.
Në qarkun e Fierit deri tani janë numëruar 25 nga 580 qendra votimi ku PSD ka marrë 42 vota, PBK ka marrë 9 vota, PLDSH 79 vota, BD 22 vota, ABEOK 8 vota, LSI 369 vota, NTH 51 vota, LRE 10 vota, PD-AN 3111 vota, ADR 14 vota, LN 10 vota, PS 4201 vota.
Në qarkun e Beratit deri tani janë numëruar 20 nga 277 qendra votimi ku PSD ka marrë 18 vota, PBK ka marrë 10 vota, PLDSH 5 vota, BD 12 vota, ABEOK 6 vota, LSI 570 vota, NTH 21 vota, LRE 11 vota, PD-AN 1522 vota, ADR 4 vota, LN 4 vota, PS 2695 vota.
Në qarkun e Korçës deri tani janë numëruar 25 nga 427 qendra votimi ku PSD ka marrë 45 vota, PBK ka marrë 5 vota, PLDSH 19 vota, BD 21 vota, ABEOK 6 vota, LSI 577 vota, NTH 36 vota, LRE 6 vota, PD-AN 2523 vota, ADR 3 vota, LN 11 vota, PS 3008 vota.
Në qarkun e Gjirokastrës deri tani janë numëruar 30 nga 27o qendra votimi ku PSD ka marrë 59 vota, PBK ka marrë 2 vota, PLDSH 4 vota, BD 7 vota, ABEOK 3 vota, LSI 692 vota, NTH 9 vota, LRE 6 vota, PD-AN 1535 vota, ADR 14 vota, LN 9 vota, PS 2827 vota, K.M 4 vota.
Në qarkun e Vlorës deri tani janë numëruar 30 nga 445 qendra votimi ku PSD ka marrë 24 vota, PBK ka marrë 11 vota, PLDSH 8 vota, BD 31 vota, ABEOK 9 vota, LSI 428 vota, NTH 18 vota, LRE 7 vota, PD-AN1695 vota, ADR 10 vota, LN 31 vota, PS 3970 vota.
Partia Socialiste kërkon të marrë një mandat të tretë, që nuk është dhënë asnjëherë në historinë pluraliste të Shqipërisë, ndërsa opozita, e përbërë nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera aleate kërkojnë rotacion. Deri më tani Exit Poll-et kanë nxjerrë fituese Partinë Demokratike, edhe pse rezultati ka qenë i ngushtë. Mesa duket do të jenë mandatet e LSI-së ato që do të vendosin krijimin e qeverisë së re.
/Priza.al/