Zgjedhjet 2023/ Alibeaj: Duhet të vijmë me kandidat të përbashkët, demokratët të bashkohen

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me zgjedhjet vendore 2023.

Alibeaj për ‘News24’ tha se demokratët duhet të kenë një kandidat në zgjedhje dhe se nevojitet një bashkim mes tyre.

Ai theksoi se PD nuk është financuar asnjëherë me para ruse dhe se prokuroria ka hetuar për këtë çështje.

“PD do të hyjë në zgjedhjet lokale të 2023. Qytetarët shqiptarë mezi presin të shkojnë në zgjedhje. Shoqëria duhet të shprehë vullnetin e saj ndaj pushtetit. Ka vetëm një subjekt ligjor me emrin PD, ky subjekt ligjor që drejtoj do marrë pjesë në zgjedhje. Ne do të testohemi edhe vetë në zgjedhjet lokale. Nuk do doja kurrë të përsëritej 6 marsi, në 6 mars votuesit kanë pasur një kandidat të PD, ndërsa kandidati tjetër i opozitës ishte me një tjetër sigël. Demokratet duhet të kenë një kandidat në zgjedhje, lëvizjet për të nxjerrë kandidatë të tjerë, nuk i shërbejnë PD-së. PD është një subjekt dhe duhet të nxjerrë një kandidat. Duhet bashkim i demokratëve dhe i qytetarëve, ne nuk e kemi luksin të kemi kandidatë të tjerë në garë. Duhet të vendosen filtra për financimet e partive politike. Raporti për financimet ruse, nuk do të thotë asgjë. PD nuk ka qenë kurrë një seli e financuar nga rusët. Basha ka qenë i pari që ka çuar në prokurori çështjen dhe prokuroria ka hetuar dhe ka një vendim për Bashën”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *