Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj, e ka konsideruar të suksesshëm turin elektoral në jug të vendit e veçanërisht në Vlorë.
Duke postuar një set fotosh nga ky takim, ai ka deklaruar se vetëm PD është e djathta dhe alternativa e qeverisë.
“Një falënderim i veçantë per demokratët e Vlorës, të cilët ishin të shumtë në takimin elektoral të rradhës. Gjithmonë e më shumë bindem se Shqipëria ka vërtetë njerëz që e duan Partinë Demokratike dhe vlerat që ajo përfaqëson Në Vlorë ishim të gjithë dakord me parinet mbi të cilat duhet të ringrihet Partia Demokratike. Në 14 Maj, të gjithë, masivisht, të votojmë nr.9, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Sepse demokratët e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë, votojnë djathtas. PD është e vetmja alternativë e djathtë shqiptare”, shkroi Alibeaj.