Kandidati i opozitës për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka zhvilluar një takim në Selanik me përfaqësues të komunitetit shqiptar.
Ai shkruan se secili prej tyre përfaqëson një histori të bukur suksesi, pasi ia kanë dalë në një vend të huaj pasi qyteti i tyre nuk i konsideroi aq sa duhet.
“Selanik, Greqi. Faleminderit nga zemra për mbështetjen, shihemi në Elbasan në 14 maj. Me bashkëqytetarët e mi të Elbasanit u takova dhe bisedova gjatë në qytetin e bukur të Selanikut
Secili prej tyre përfaqëson nga një histori të bukur suksesi. Ata ja kanë dalë sepse kanë pasur mundësitë që nuk ja ofroi vendlindja e tyre. Ata janë integruar sepse qyteti ku u lindën dhe rritën nuk i konsideroi sa duhet. Por ata duan të kthehen. Mezi presin të kthehen. Çfarë kënaqësie ta dëgjoja të pohuar nga secili prej tyre dëshirën për tu rikthyer në Elbasan! Në 14 maj janë me qindra e mijëra shqiptarë dhe qytetarë të Elbasanit që do të kalojnë kufirin për të kryer aktin patriotik të votës për të sjell ndryshimin në Elbasan dhe gjithë Shqipërinë! Faleminderit për mbështetjen”, shkruan ai.