Zgjedhjet brenda PD-së/ Në garë 4 kandidatë, deri tani kanë votuar 17.2 % e anëtarësisë

Sot, Partia Demokratike zhvillon  zgjedhjet për kreun e ri. Kandidatët të cilët garojnë për drejtimin e partisë janë Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Zgjedhjet kanë nisur në mëngjes dhe pritet të mbyllen në orën 19:00, për të vijuar me numërimin e votave në 19:30. Ndërkaq rezultati pritet që të dalin orës 08:00 të ditës së nesërme. Sa i përket fletës së votimit, i pari në listën e kandidatëve është renditur Fatbardh Kadilli. Pas tij e dyta është Edith Harxhi, ndjekur nga Agron Shehaj dhe në fund kryetari në detyrë Lulzim Basha.

Anëtarësia e PD në të gjithë vendin po voton mes katër kandidatëve për të zgjedhur kreun e ri të partisë, që do t’i udhëheqë për katër vitet e ardhshme. Janë 75 mijë anëtarët e PD, që pritet t’i drejtohen 76 qendrave të votimit të ngritura në të gjithë vendin, përmes të cilave ata do të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarin. Sipas udhëzimit, ata duhet të zgjedhin vetëm 1 prej kandidatëve, pasi vota e tyre do të jetë nul nëse votojnë për më shumë se një prej katër emrave në garë.

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, publikoi të dhënat e votimit deri më tani, ku tha se iu janë drejtuar kutive të votimit 12 948 anëtarë, ose 17.2% e anëtarësisë.

“12 948 anëtarë që kanë votuar, që do të thotë një shifër që shkon te 17.2%. Përgjithësisht procesi ka ecur normalisht. Nuk ka pasur vonesa në fillimin e procesit. Në dy-tre raste që ka pasur ndonjë ndërprerje për efekt të qartësimit të situatave të votimit për anëtarë me kartë janë marrë vendimet përkatëse në komision dhe procesi ka vazhduar”,- tha Gjana.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *