Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e tij për bashkinë e Rrogozhinës për zgjedhjet lokale të 14 majit, z. Shkëlqim Hoxha.
Ai theksoi situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi pas shpopullimit dhe largimit të të rinjve në emigrim, ndërkohë që fajësoi qeverinë në pushtet për gjithçka që po ndodh.
Berisha u shpreh se Rama kërkon të bëhet i pasur si Alabbar, ndaj ndanë bashkë edhe një nga pasuritë më të mëdha të vendit, Portin e Durrësit.
“Bashkinë e Rrogozhinës do e shndërrojmë në një bashki model. Duhet tu them se 14 majit vërtetë është një ditë në të cilën ju jeni të ftuar të ndryshoni me voto Rrogozhinën.
Secili nga ne, çdo banor të mendojë për një moment çfarë po ndodh me qytetin tuaj dhe Shqipërinë në këto vite, një braktisje masive.
Sot kemi më shumë se 1/3 e qytetarëve të larguar ndërsa pjesa tjetër mendon të largohet sa më parë.
Në pamje të parë ky është një shpopullim i frikshëm. Po të vijojmë me këtë sistem e qeverisje, pas 16 vitesh askush nuk e di sa qytetarë do kenë mbetur në Rrogozhinë apo vend.
A nuk është ky një apel e kushtrim për të përdorur votën më 154 maj për ndryshimin që Shqipëria ka nevojë jetike për të marrë kthesën.
Pse ndodh e gjitha kjo?
Po të mos vinim nga diktatura, këtë shpjegim nuk do ta bëja, por ne e dimë më mirë se kushdo çdo të thotë monizëm, sundim i një partie shtet, kur të gjitha pushtetet merren në një dorë. Monizmin e parë e kaluam në diktaturë komuniste.
Monizmi i dytë ky i sotmi është një tragjedi kombëtare. Të gjitha pushtetet në duart e një njeri që tall edhe presidentin e vendit.
Rama do të bëhet si Alabbari e thotë dua të bëhem i pasur si ai dhe ndajnë Portin e Durrësit, pasurinë më të madhe të shqiptarëve. 820 mijë metra katrorë marrin për pallate”, tha Berisha.