Zgjedhjet e 14 majit, Celibashi: Sistemi elektronik i sigurt nga sulmet kibernetike

Implementimi i sistemeve teknologjike në zgjedhje nuk përbën rrezik për mbarëvajtjen e procesit. Kjo ishte garancia që dha Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në tryezën e organizuar për sigurinë kibernetike në proceset zgjedhore.

“Për fat të keq, por në një lloj mënyre, ne do të duhet ta shfrytëzojmë, megjithëse jo gjithmonë nga pësimet nxirren mësime, por pësimet e fundit me të cilat ne jemi ballafaquar si shtet ka rritur vëmendjen e institucionit të KQZ për sa i përket sigurisë në përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe me partner të ndryshëm po përpiqemi të kuptojmë se cila mundtë jenë ato pika që mund t’i nënshtrohen vulnerabilitetëve të ndryshme me qëllim që për zgjedhjet e ardhshme vendore të mos kemi asnjë lloj problem”, tha Celibashi.

Si argument kryetari i KQZ-së kishte faktin se sistemet që zbatohen në Shqipëri si identifikimi elektronik apo votimi dhe numërimi elektronik i pjesshëm nuk është i lidhur me rrjetin, por pa e mohuar faktin se ato mund të bëhen vulnerabël kurdo të duhet të komunikojnë me KQZ-në.

“Megjithatë do të vij koha dhe momenti në një mënyrë ose tjetër këto sisteme do të duhet të komunikojnë duke shfrytëzuar rrjetin e internetit, minimalit për të bërë transmetimin e rezultateve apo të dhënave përkatëse, ndaj është me rëndësi të dorës së parë, ne të tregojmë të gjithë kujdesin e duhur sa i përket çështjes së sigurisë.

Përzgjedhjet e 14 majit do të zbatohet e njëjta praktikë si në parlamentaret e 2021 ku identifikimi i votuesve do të jetë elektronik ndërsa votimi dhe numërimi mesa duket do të zbatohet vetëm në bashkinë e Vorës pasi qeveria nuk ka alokuar fondin për blerjen e pajisjeve edhe për 6 bashkitë më të mëdha të vendit, siç u kërkua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

o.j/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *