Nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku në një deklaratë për mediat njoftoi se ditën e nesërme, 14 maj të gjithë operatorët e caktuar për zgjedhjet lokale duhet të paraqiten në qendrat e votimit në orën 6:00.
Pelinku tha se mosparaqitja nga ana e këtyre të fundit do ti ngarkojë ata me përgjegjësi ligjore dhe se KQZ do t’i shkojë deri në fund hetimit se pse janë tërhequr në minutën e fundit.
“Kodi zgjedhor i detyron ata të paraqiten në qendrën e tyre të votimit dhe të ushtrojnë detyrën deri në mbylljen e procesit. KQZ detyron operatorin Pej që të paraqitet në qendrën e votimit në orën 6 dhe mos paraqitja e detyron atë me përgjegjësi ligjore”, tha ajo.
A janë të pajisur të gjithë qendrat e votimit me burime njerëzore?
“Kemi pasur 501 qendra votimi që ka pasur operatorë dhe është lidhur kontrata, diferenca nuk ka qenë e mbuluar. Është e vërtetë ka pasur raste të tërheqjes nga operatorët, por afati i tyre ka skaduar dhe çfarë do lloj tërheqje është një kosto e madhe për KQZ që është angazhuar për trajnimin e tyre. Kjo ishte dhe arsyeja e këtij mesazhi për të shmangur akte të papërgjegjshme, ne e kemi mundësi të hetojmë deri në fund rastin e tyre lidhur me tërheqjen. Në rast difekti, KQZ duhet të presë deri në 3 orë rregullimin e defektit, dhe në rastin e mos paraqitjes së operatorit ne kemi njoftuar të gjithë KQZ-të për operatorët. KQZ-të e dinë se cili është operatori, aty ku ka mungesë do vijojë me identifikimin tradicional. Ka pasur një numër të lartë problemesh, në Vlorë dhe Gjirokastër më së shumti”,- u shpreh Pelinku.
Ka pasur një denoncim të opozitës për mos funksionimin e identifikimit elektronik, dhe votimi të bëhej fiktiv. Do të lejohet këtë vit një praktikë e tillë?
“Komisioni ka miratuar rregulla strikte dhe e ngurtësojnë rastin që me qëllim apo pa qëllim, zgjedhësit nuk i merren shenjat e gishtërinjve. Vetë pajisja ndihmon që rasti të identifikohet, zgjedhësi do nënshkruajë në listën e zgjedhjeve dhe sekretari bashkë me operatorin. Nëse vërtet do ketë problematika do jetë e thjeshtë që të faktohet dhe hetohet se çfarë ka ndodhur”,- përfundoi nënkomisionerja e KQZ-së.