Zgjedhjet e 14 majit, KQZ miraton listën e anëtarëve të KZAZ të PD

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e anëtarëve të KZAZ-së së Partisë Demokratike edhe pse selia blu nuk është regjistruar ende në zgjedhjet e 14 majit.

KQZ pranoi kërkesën e PD zyrtare ndonëse të dy palët brenda selisë blu kanë depozituar listat me anëtarë.

Ndërkohë, kanë mbetur më pak se 24 orë nga përfundimi i afatit që KQZ caktoi për dorëzimin e dokumentit të domosdoshëm për regjistrimin e PD-së në zgjedhje.

Kujtojmë se në mbledhjen e zhvilluar në 9 mars, gjatë shqyrtimit të kërkesave të grupimit të Berishës dhe të Alibeajt për t’u regjistruar në zgjedhje, KQZ vendosi të mos pranojë asnjërën.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *