Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u është drejtuar kryetarëve të komanduar duke u thënë se kanë mbetur edhe pak ditë para ditës së zgjedhjeve.
Meta shprehet se të gjithë ata duhet të ‘vrapojnë” dhe të përballen në debate televizive.
“I kujtojmë kryetarëve të komanduar që data 13 Maj është heshtje zgjedhore, kështu që të vrapojnë në ditët e mbetura për t’u përballur në debatet televizive me superkandidatët tanë”, shkruan Meta në Facebook.