Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me bizneset e vogla dhe të mesme.
Në një reagim në ‘Facebook’, Meta shprehet se këto biznese nuk duhet dhe nuk do të paguajnë taksa për shërbime që nuk i marrin, ndërsa shton se ndryshimi në 14 maj do të bëhet fakt i kryer.
“Bizneset e vogla dhe të mesme nuk duhet dhe nuk do të paguajnë taksa për shërbime që nuk i marrin. Ky ishte mesazhi kryesor që na erdhi nga takimet me gra e vajza sipërmarrëse, që kanë bizneset e tyre në njësinë nr. 9 në Tiranë.