Zgjedhjet e 14 majit, Meta: T’i rikthejmë Elbasanit zhvillimin ekonomik dhe perspektivën që meriton

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se për Elbasanin nuk ka rrugëzgjidhje tjetër veç ndryshimit dhe rimëkëmbjes.

Me anë të një postim në rrjete sociale, Meta u shpreh se PL nuk dëshiron që Elbasani të jetë më i dyti në listën e qarqeve më të varfra të Shqipërisë, ndërsa shtoi se me zgjedhjet e 14 majit, opozita është e vendosur t’i rikthejë këtij qyteti zhvillimin ekonomik.

“Për Elbasanin ka vetëm një rrugëzgjidhje: Ndryshim dhe Rimëkëmbje!
Ne duam që Elbasani të mos jetë më i dyti në listën e qarqeve më të varfra të Shqipërisë dhe jemi të vendosur që t’i rikthejmë atij zhvillimin ekonomik dhe perspektivën e shkëlqyer që qytetarët dhe veçanërisht të rinjtë meritojnë”, shkruan Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *