Zgjedhjet e 14 majit/ Tërhiqet një tjetër kandidat nga listat e Alibeajt

Një tjetër kandidat i Enkelejd Alibeajt ka lënë garën për zgjedhjet e 14 majit. Genc Doçi, mjeku që në listat e dorëzuara si kandidat për Bashkinë e Kurbinit, është tërhequr nga gara. Lajmi është raportuar këtë mesditë, një ditë pas dorëzimit të listave nga Alibeaj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nuk dihen ende arsyet e kësaj tërheqjeje apo nëse do të bëhet ndonjë zëvendësim, por kjo tërheqje i hap rrugë kandidatit të dalë nga Primaret e kryedemokratit Sali Berisha.

Nuk dihet ende se me sa kandidatë do të garojë Alibeaj në zgjedhjet e 14 majit, pasi vetë deputeti nuk ka dhënë një shifër konkrete.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *