Zgjedhjet e 25 prillit/ Basha: Të dielën pres një fitore të thellë. Mezi kam kontrolluar emocionet…  

Kryetari i opozitës dhe kandidati i ardhshëm për kryeministër, Lulzim Basha, i ftuar në A-Shoë përballë gazetarit Adi Krasta, rrëfeu në fillim të intervistës të gjithë entuziazmin që ka prekur gjatë turit të tij në Shqipëri, ku pret që ditën e diel të përkthehet në një fitore të thellë.

“Çdo takim më mbush me emocione. Ka takime që më bëjnë të ndihem poetik madje.

Në veçanti gjatë turit që pata ditën e shtunë nga Saranda në Tropojë, nga skaji më jugor në skajin më verior të Shqipërisë, ka pasur takime në shi, në mëngjes, në darkë, i fundit ishte afër mesnatës, i Kurbinit, i Levanit, i Mirditës, ku vështirësia ishte të kontrolloja emocionin, dhe gjithë fluksin e mendimeve, të mbushjes që më jepte entuziazmi, me gëzim për shpresën dhe atë që pres të ndodhë ditën e diel, që është përkthimi i gjithë entuziazmit  për një fitore të thellë”.

Kryetari i Opozitës, Basha, e cilësoi skandalin e radhës së maxhorancës në ikje, atë të audiopërgjimit ku kreu i Kadastrës, Artan Lame, thotë se ka rënë dakord me kryeministrin të prishë 100 mijë ndërtime në legalizim, por më mirë të mos ua themi se na shkojnë te pala tjetër, si një tjetër dëshmi të panikut që ka zënë Ramën i cili po shikon humbjen më 25 prill.

Adi Krasta: Flasim pak për dy ngjarje që kanë bërë përshtypje, natyrisht fushata shoqërohet me incidente të llojeve të ndryshme, ku një pjesë janë të orkestruara, një pjesë ndoshta të pakontrolluara.

Ngjarja e fundit me regjistrimin e Tan Lames ka bërë shumë përshtypje dhe ngjarja e Kavajës, e cila pastaj u përdor për atë batibekon klasike. Pyetja ime i bashkon të dyja bashkë dhe do të duhet t’i bënim një pyetje interesante publikut: si ndikon në fushatë? Si ndikon tek njeriu i zakonshëm mendoni ju?

Lulzim Basha: Në fakt janë tre ngjarje, se duhet t’i shtosh këtë tjetrën që në anglisht do të quhej “data league”, që është një skandal i paprecedent, që është vjedhja dhe përdorimi i të dhënave personale, të shtetasve shqiptarë nga qeveria.

Adi Krasta: Një kolegu im i televizionit, do të thoja këtë historinë e “data league” do ta diskutojmë pak më vonë, por tani diskutojmë më vonë. Duhet ta bëj këtë.

Lulzim Basha: Nuk ka rëndësi. Po të shikosh brenda pak ditës, ke këto tre ngjarje. Çfarë tregojnë? Tregojnë që kryeministri në ikje ka humbur kontrollin. Ka humbur kontrollin dhe nuk arrin dot të përmbahet në panikun që e ka kapur. E di dhe ai zoti Krasta që e pret humbja më 25 prill.

Adi Krasta: E di thoni ju?

Lulzim Basha: E di! Të gjitha këto janë ngjarje që tregojnë që ai ka humbur plotësisht toruan. Po përveç kësaj, ka një dimension njerëzor. Të marrim të fundit, legalizimet. Nga pikëpamja politike këtu me thënë të drejtën nuk është se ka ndonjë lajm, ky është Edi Rama, 8 vite ka premtuar për të marrë vota në dijeninë e plotë që premtimet nuk do t’i mbaj.

Prandaj pas 8 vitesh, në vend të 300 mijë vendeve pune, kemi 500 mijë emigrant. Në vend të shëndetësisë falas, kemi shëndetësi në kolaps, të paaftë për të ofruar as shërbimet që ofron Kosova apo Maqedonia, siç e tregoi dhe pandemia.

E mund të vazhdojmë me radhë. Kjo është ana politike e çështjes. Mendo pak anën njerëzore. Kur e dëgjon drejtorin e kadastrës, që thotë dola nga kryeministri dhe folëm që janë 60 mijë apo 100 mijë familje, të cilave nuk do t’ju bëhet legalizimi, por ne do t’ju themi që do t’ju bëhet sepse përndryshe i hedhim në prehrin e kundërshtarit.

Mendoje pak se sa kriminale është kjo. Nuk bëhet fjalë për një shifër 100 mijë familje. Merre një familje nga këto 100 mijë, është puna e jetës së tyre. Ka ndërtuar një shtëpi dhe ky ju thotë: “jo vetëm që nuk do t’ua legalizoj, por do t’ia prish pa kompensim dhe do t’i mashtroj që t’ju marrë votën”.

Adi Krasta: Dy gjëra kam për t’ju thënë këtu që më kanë bërë shumë përshtypje gjatë harkut të diskutimit të këtyre minutave përpara transmetimit. Kolegia e make up të televizionit, tha po mor po ngjarja është e madhe, po ky popull e anashkalon dhe nuk e vlerëson shumë tha ajo në raport me ndryshimin esencial që duhet të ketë njeriu për të votuar ndryshe.

Është kënaqësi e madhe të vazhdosh ndryshe në këtë jetë, se është fuqi e madhe e brendshme personale. Ndërsa një koleg i imi që ja vlerësoj analizën, ai tha: “po është e vërtetë sipas mendimit tim ai e di që po humb, por vetëm në qoftë se ka diçka, një lloj skeme që e di vetëm ai që mund të na bëj ndonjë numër në fund”.

Si me thënë, këto janë përsiatet dhe hamendësimet dhe pandehmat që ekzistojnë sot dhe deri të dielën në Shqipëri. Njerëzve që kanë këto pandehma, çfarë u thoni ju?

Lulzim Basha: Fitorja jonë do të jetë e thellë dhe kur them e jona nuk e kam parash vetëm për Partinë Demokratike, koalicionin tonë, aleancën tonë, kam parasysh një bashkim që dukshëm dhe publikisht jo fshehtazi i ka kaluar kufijtë tanë. Socialistë, hierarkik socialistë që i kam pritur në zyrën time, socialistë të thjeshtë që i takoj me kartat e Partisë Socialiste.

Ndërkohë që PS-ja i ka të gjitha pushtetet, ndërkohë që Edi Rama ka ndërtuar shtetin më brutal dhe arrogant, dalin haptazi, haptazi dhe thonë që mezi po presin 25 prillin.

Pra, njësoj siç e di unë, njësoj siç e dinë shqiptarët kudo ku ndodhen, e di edhe Edi Rama me 25 prill e pret një disfatë e thellë, e pret ndëshkimi me votë për tetë vite dështime dhe këto tre skandale të lidhura me njëra-tjetrën që është skandali i vjedhjes të dhënave personale për të cilën ju e dini, në Britaninë e Madhe apo në vendin me standardet më minimale demokratike do të kishte rënë qeveria dhe kryeministri duhet të ishte marrë i pandehur nga prokuroria.

Adi Krasta: Kaq ngjarje e madhe ka qenë kjo sa një kolegia ime që ka punuar në France Internacional, Klara Buta, kishte shkruar në një rreth miqësor kishte thënë që ore mos “CambrigeAnalitica” mos funksionon dhe në Shqipëri. Si me të thënë me të njëjtën, mos po ndodh e njëjta gjë që po ndodh edhe..

Lulzim Basha: Jo, është më keq se kaq. “CambrigeAnalitica” është një organizatë private, ishte sepse u shpërbë për shkak të asaj që ndodhi ndërsa këtu është vetë. Vetë shteti që e ka ndërtuar Edi Rama.

/Burimi: Syri TV/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *