Ambasada amerikane në Tiranë ka lajmëruar se zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Mattheë Palmer, do të zhvillojnë një takim onlinë këtë të martë. Në fokus të këtij takimi do të jenë zgjedhjet parlamentare e 25 prillit, si dhe Reforma në Drejtësi.
Gjatë kësaj vizite, Palmer do të takohet me zyrtarët më të lartë të politikës shqiptare, si kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha, si dhe me ata që ambasada i cilëson “kampionët e reformës në drejtësi”.
Mesazhi i ambasadës së SHBA:
Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Mattheë Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri. Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit. Zv.Ndihmës Sekretari Palmer do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi. Ai do ta përfundojë vizitën e tij me një tryezë të rrumbullakët me gazetarë, të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA.