Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me demokratët në qarkun e Vlorës. Pas shpalljes së tre kundërshtarëve Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi, Basha ka vijuar takimet për të bindur demokratët se ai duhet të jetë sërish në krye të partisë.
“Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra! Ne u futëm në këtë betejë me një objektiv, i cili nuk ishte thjsht dhe vetëm synimi ynë dhe nuk bëhej pë pushtetin tonë, për karrigen time apo karriget tuaja, por bëhej për të gjithë vlonjatët dhe të gjithë shqiptarët. Ne nuk e harruam asnjë çast të betejës, motivin se pse ishim në këtë betejë, për vlonjatët, për shqiptarët, për ndryshimin që e donin më 25 prill dhe që u mohua dhunshëm padrejtësisht, dhe në bindjen time përkohësisht, nga masakra zgjedhore. Ne u rritëm, u bëmë më të fortë, u bëmë më të mëdhenj, me një përballje të pabarabartë ku kishim me vete vlerat tona, idealet tona, vizionin tonë, zgjidhjet për shqiptarët. Ata me banditë, ne me njerëz të ndershëm në krah, ata me shukat e parave të drogës, krimit, bandave, korrupsionit shtetëror, të buxhetit të vjedhur e të shpërdoruar të shtetit si asnjëherë, legalizimeve për votat, hashashit për votat, të ndërtimeve pa leje për votat, deri presionit të kompanive private për votat dhe ne me program dhe me aleancë me qytetarët, në aleancë me çdo grup shoqëror, me kontrata të firmosura për Shqipërinë ndryshe, për Shqipërinë e të nesërmes. Kushdo që mendon se me kaq mbaroi, e ka shumë gabim. Duke ia shkurtuar ditët regjimit Rama-Doshi të dalë nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe duke bërë të mundur që Shqipëria të çlirohet nga ky makth dhe duke u çliruar nga ky makth të mund të zgjedhë rrugën e ndryshimit, rrugën që ne ofrojmë dhe garantojmë”, është shprehur Basha.
/Priza.al/