Zgjedhjet e 25 prillit/ KAS pranon kërkesën e LSI-së për Durrësin, nga nesër ja sa kuti do të rinumërohen…

Menjëherë, pas rrëzimit të kërkesës ankimore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për pavlefshmëri të rezultatit të zgjedhjeve të zhvilluara me 25 prill në qarkun Durrës.

Një tjetër vendim ka marr KAS, në lidhje me kërkesën e propozuar nga LSI, për rinumërim të 108 kutive të votimit po në këtë qark.

Mësohet se propozimi i LSI është pranuar nga KAS, madje duke  nisur nga ora 10:00 e ditës së nesërme, do të të nisë procesi i rinumërimit të këtyre kutijave.

Rikujtojmë, po ashtu Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar sot edhe kërkesën e Partisë Demokratike për provat shtesë për Qarkun Tiranë.

/priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *