Zgjedhjet e 25 prillit/ KQZ miraton rezultatin për 8 qarqe, vijojnë diskutimet për qarqet e tjera!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zhvillon një mbledhje këtë pasdite, ku si rend dite është miratimi i votimeve të 25 prillit për 11 qarqet e vendit. KQZ-ja miratoi pak ditë më parë rezultatin e zgjedhjeve për qarkun e Kukësit, si për subjektet politike, ashtu edhe për kandidatët. Në qarkun e Kukësit, PD mori 2 mandate me 62.27% të votave, ndërsa PS mori 1 mandat me 35.84 %, ndërsa në mbledhjen e KQZ nuk pati asnjë kundërshtim nga përfaqësuesit e partive politike për rezultatin.

Sot është miratuar tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Berat, ku PS ka marrë 5 mandate dhe PD-AN ka marrë 2 mandate.

Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Durrës, ku PS ka marrë 8 mandate dhe PD-AN ka marrë 6 mandate.

Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Dibër, ku PS ka marrë 2 mandate dhe PD-AN ka marrë 3 mandate.

Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Shkodër, ku mandatet janë ndarë 3 për PS, 5 mandate për PD-An, 1 për LSI dhe 2 për PSD.

Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Tiranë, ku PS ka marrë 18 mandate, PD-AN ka marrë 15 mandate dhe LSI ka marrë 2 mandate. Në Tiranë edhe PSD ka marrë 1 mandat.

Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Elbasan, ku PS ka marrë 8 mandate dhe PD-AN ka marrë 6 mandate.

Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Vlorë, ku PS ka marrë 8 mandate dhe PD-AN ka marrë 4 mandate.

Miratohet tabela për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për të gjitha subjektet zgjedhore për qarkun Korçë, ku PS ka marrë 6 mandate dhe PD-AN ka marrë 5 mandate.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *