Zgjedhjet e 25 prillit/ Misioni i OSBE-ODIHR-it troket në zyrat e LSI-së. Kryemadhi u dorëzon ‘dosjen e zezë’

Parregullësitë në zgjedhjet e 25 prillit dhe pretendimet e ngritura nga opozita për manipulim të procesit dhe shitblerje të votave, kanë detyruar përfaqësuesit e misionit të OSBE-ODIHR-it që t’u “hipin këmbëve” dhe të dalin nga zyrat e tyre.

Ata sot kanë trokitur në zyrat e selisë së LSI-së, ku kryetarja Monika Kryemadhi, mësohet t’u ketë dorëzuar atë një njihet si “dosja e zezë” e 25 prillit.

Sot delegacioni me në krye shefen, Ursula Gacek vizitoi Kryeamdhin në selinë e LSI-së, për të diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit.

LSI ka pretendimet e saj për zgjedhjet e 25 prillit, dhe duket se ka dorëzuar edhe ajo dosjen e saj për problematikat e evidentuara dhe faktuara gjatë procesit të votimit dhe numërimit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *