Zyrtarisht, nesër pritet që Partia Socialiste të hapë fushatën elektorale. Fushata e PS-së do të hapet në sheshin ‘Skënderbej’. Bëhet me dije se kjo fushatë do të nisë në orën 18:00, me një miting në sheshin kryesor të kryeqytetit, për të vijuar më tej në të gjithë vendin, përgjatë muajit të fundit para zgjedhjeve.
Po sot, KQZ iu është drejtuar me një shkresë zyrtare kryeministrit Edi Rama, partive politike në vend dhe OSBE-ODIHR, lidhur me fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, e cila pritet të nisë zyrtarisht ditën e nesërme.
KQZ bën apel për vetëpërmbajtje, ndërsa i kërkon institucioneve publike që të përmbushim detyrimet e tyre, duke respektuar Kodin Zgjedhor.