Ka përfunduar edhe numërimi i votave për kryetarin e ri të Partisë Demokratike në Dibër, proces i cili nisi në orën 08:00 dhe përfundoi në orën 17:00.
Pjesëmarrja raportohet se ka qenë e lartë, me radhë të gjata që formoheshin herë pas herë gjatë ditës.
Pas përfundimit të procesit të numërimit janë është shpallur edhe fituesi që është Ilir Krosi.
Këto janë rezultatet përfundimtare:
Ilir Krosi, 528 vota
Hamza Llleshi, 148 vota
Të pavlefshme, 5 fletë votimi. /Priza.al