Janë hapur katër kutitë e para në Lushnjë.
Eriselda Sefa e PS është ajo që kryeson me 500 vota në total në këto kuti të numëruara.
Ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë në këtë qytet Eduard Sharka ka marrë 340 vota.
Vijon procesi i numërimit edhe në Tepelenë, ku nga 22 kuti në total, deri më tani janë numëruar 2 kuti.
Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Tërmet Pecci ka marrë deri më tani 320 vota, ose 88.89 %.
Ndërkohë kandidati i Bashkë Fitojmë, Baftjar Imeri ka marrë 24 vota ose 6.67 %.
Sakaq, kandidati i PD, Sokol Guga, me 16 vota vota ose 4.44 %.