Zgjedhjet e 25 prillit janë fare pranë, e ndërsa fushata po vijon me ritme të shpejta. Këto janë orë pune, angazhimi, si dhe premtimesh. Paraditen e sotme në Vlorë kanë mbërritur materialet e para për zgjedhjet e 25 prillit.
Kamionët e ushtrisë kanë bërë të mundur transportimin e materialeve, që do të përdoren në qendrat e votimit për zgjedhjet parlametare të 25 prillit.
Materialet zgjedhore do të vendosen në ambientet e Pallatit të Sportit, për tu shpërndarë më pas në qendrat e votimit të qytetit të Vlorës.