Kandidati i PD së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, Ibrahim Bruka, nuk ka mundur të regjistrohet në kohë për zgjedhjet lokale, çka nëkupton se Vora mund të cilësohet e ‘humbur’ për të djathtët.
Olti Kurti kryetari i KZAZ në Vorë, ka deklaruar se mbrëmjen e djeshme është kryer vetëm regjistrimi i kandidatit të Partisë Socialiste dhe kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. “Deri mbrëmë në orën 24:00 kur ka qenë afati zyrtar për regjistrimin e kandidatëve, janë paraqitur vetëm kandidati i PS edhe koalicionit “Bashkë fitojmë””, tha ai.
Në një deklaratë pë mediat vetë Bruka ka theksuar se s’ka mundur të regjistrohet për arsye familjare.