Zgjedhjet/KQZ thirrje palëve: Përmbushni detyrimet sipas Kodit Zgjedhor

Një ditë nga nisja zyrtare e fushatës elektorale, KQZ u ka dërguar një letër të gjitha partive politike, kandidatëve të pavarur, Ministrive dhe Kryeministrisë. KQZ u drejtohet palëve politike që do të marrin pjesë në zgjedhje, të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të përmbushin detyrimet sipas Kodit Zgjedhor.

Kjo letër që ka mbërritur në zyrën e Kryeministrit, të gjithë ministrave dhe partive politike, i ka shkuar dhe misionit të OSBE në Tiranë që do të monitorojnë zgjedhjet.

Letra ka ardhur pas disa raporteve nga monitoruesit, të cilët kanë vënë re se palët politike kanë shkelur nenin 91 të Kodit Zgjedhor, që i ndalon të përdorin burimet publike në fushatë.

 

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *