Juristi Partisë Demokratike dhe përfaqësues i saj në KQZ, Marash Logu, ka denoncuar kryetaren e njësisë 2 në Berat, Joana Melëngu, pasi sipas tij ajo ka kërcënuar me jetë një nga vëzhguesit e PD. Ky i fundit nuk ka dashur ta bëj publike këtë kërcënim, sepse kishte frikë për jetën e tij.
Sipas zotit Logu, Melengu i ka thënë vëzhguesit, “kur të dalim jashtë do ta presim gjuhën”. Ky pretendim mbetet për t’u vërtëtuar nga kamerat vendosura nga KQZ.
Logu thotë se Melengu është e njëjta që u kap më 20 prill me furgonin e ushqimeve nga Rezerva e Shtetit duke i shpërndarë tek qytetarë për të marrë vota.
“Noteret e masakrës zgjedhore kanë refuzuar kërkesën tonë për informacion. Ajo që ka ndodhur dje dhe sot është e patolerushem, skandaloze. Joana Melëngu ka thënë kur të dalim jashtë do flasim ndryshe, kur të dalim jashtë do të ta pres gjuhën. Ka kërcënuar jetën e një vëzhguesi të Partisë Demokretike. Është po e njëjta që në Berat u kap me furgonin që shpërndante ndihmat ushqimore në këmbim të votave. Është kryetare e njësisë nr.2 në Berat. Ajo duhet të ishte në burg por sot ishte në këtë sallë duke numëruar vota. Situatë alarmante. Ne u vumë në dijeni nga vetë vëzhguesi dhe e bëmë publike këtë gjë. Më kërkoi mos ta bëja publike sepse kishte frikë për jetën e tij. Kjo gjë ka ndodhur sot para syve të të gjithë shqiptarëve..“, është shprehur Marash Logu