Zgjedhjet lokale, Balla në Lushnje

Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëherësh Drejtuesi politik i PS për qarkun e Fierit Taulant Balla zhvillo një takim me banorët e Ballagatit në Lushnje, nga ku është shprehur se emri i non gratës tashmë është një e shkuar politike, ku as në fletë votimi nuk gjendet më pasi emri i tij është fshirë edhe nga lista.

Balla theksoi se sapo Amerika e shpalli non grata Saliu nuk ka më emër në fletë votimi, ndaj u bëri thirrje qytetarëve që të mendohen mirë para se t’i japin votë Saliut pasi ai do ta përdori atë kundër Amerikës.

”NË EKIPIN PËRBALLË NESH ËSHTË SALIU I CILI KA FSHIRË EMRIN E TIJ DHE KA VENDOSUR EMRIN E ILIR METËS. TANI LE TË MË THOTË DEMOKRATI MË I PAEPUR I MALLAKASTRËS, KUJT DO JA JAPIM VOTËN MË 14 MAJ, ILIR METËS, NARD NDOKËS APO VANGJEL DULES. NË FLETËN E VOTIM KOALICIONI QUHET “BASHKË FITOJMË” ILIR META, SEPSE LE TË PËRPIQET SA TË DOJË NON GRATA, EMRI NUK I DEL MË NË FLETË VOTIMI. SAPO E SHPALLI AMERIKA NON GRATA NUK KA MË EMËR NË FLETË VOTIMI DHE UNË MENDOJ QË KJO ËSHTË DIÇKA QË NJERËZIT DUHET TA MENDOJNË MIRË, PËR ÇFARË DUHET T’I JAPIM NE NJË VOTË SALI BERISHËS SEPSE PO I DHAMË VOTË AI DO TA PËRDORË ATË KUNDËR AMERIKËS. PRANDAJ UNË MENDOJ QË POPULLI I KËSAJ ZONE DUHET T’I BASHKOHET ERISELDËS DHE EDI RAMËS SEPSE E VËRTETA ËSHTË QË ME VOTËN QË JU DHATË NË 6 MARS NE KRIJUAM NJË MODEL TË RI NË QEVERISJEN E BASHKISË”.

Gjithashtu Balla theksoi se vetëm qeveria me Edi Ramën bëri të mundur që të rriten pensionet dhe pagat, apo edhe mbështetja për bujqësinë.

“KUSH MENDON SE MUND TË RRISË PENSIONET NË SHQIPËRI, QEVERIA ME EDI RAMËN APO ILIR META ME SALIUN. KUSH MENDON SE MUND TË JAPË MBËSHTETJEN PËR BUJQËSINË. I KEMI PROVUAR TË DY,   NUK KAM GJË ME KANDIDATIN PËRBALLË POR KA GJETUR DYSHEN E GABUAR. KËTO DITË QEVERIA PO RRIT PENSIONET, PO RRIT PAGAT KU PASI KALUAM PANDEMINË, TEMETIN, LUFTËN QË PO VAZHDON MENDOJ SE TANI KA ARDHUR MOMENTI QË TË FOKUSOHEMI TEK PAGAT PASI PËRNDRYSHE INFERMIERËT NA IKIN NË GJERMANI. DHE THONË KËTA DEMOKRATËT PASTAJ JO SE PO I RRISIN PËR FUSHATË, POR NE KTU DO JEMI NË MAJ, QERSHOR, NË KORRIK, NË GUSHT. SI U RRISKAN KËTO PËR FUSHATË. Ç’LIDHJE KA  FUSHATA ME PAGËN E INFERMIERES, ME PAGËN E MËSUESIT. NATYRISHT QË DO I RRISIM SE NDRYSHE SDO  TË KEMI MËSUES QË TË NA MËSOJNË GJUHËN SHQIPE. QËLLIMI JONË ËSHTË TË ECIM PËRPARA, POR VETËM ME PARTINË SOCIALISTE DHE EDI RAMËN NE MUND TË ECIM PËRPARA DUKE LËNË PAS NJËHERË E PËRGJITHMONË TË SHKUARËN”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *