Zgjedhjet lokale/ Balla njofton: Ja kur do të zyrtarizojmë kandidatët socialistë

Taulant Balla ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Lidhur me zgjedhjet e 14 majit, Balla deklaroi se të shtunën do të dorëzohen emrat e kandidatëve zyrtarë për 61 bashkitë e vendit. Po në atë ditë ai bën me dije se do të mblidhet edhe grupi parlamentar socialist.

“Detyra jonë është që të gjejmë një kandidat që do të jetë kryetar bashkie, jo që të mbesë kandidat. Sipas asaj traditës së rregullt të PS, të Shtunën mblidhet Kryesia e Partisë Socialiste. Tashmë kemi konsultime të momentit të fundit, edhe në kuadër të afatit që lë KQZ, deri të Shtunën do t’i kemi të gjithë gati. Secili do dalë para jush dhe do komunikojë kandidaturat për 61 bashkitë e vendit” – u shpreh Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së u shpreh se Qerim Ismailaj dhe Armando Subashi do të jenë kandidatë të mazhorancës për 14 Majin, respektivisht për bashkitë Mallakstër dhe Fier.

“Sot në SPAK janë thirrur shumë persona edhe drejtuesit më të lartë të politikës. Zoti Bushi është thirrur në SPAK si person që ka dijeni për një çështje. Tani sipas jush nëse thirresh në SPAK nuk kandidon më? Fakti që thirresh në SPAK, nuk të ndalon të kandidosh. Ne kemi një ligj që përcakton qartë rastet e mos-kandidimit dhe ai ligj është i panegociueshëm për këdo. Thirrja ime për këdo që i ka shërbyer sigurimit të shtetit dhe është përfshirë në veprimtarinë e tij të mos kandidojë as për kryetar bashki dhe as për Këshilla sepse ligji do të funksionojë” – përfundoi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *