Kandidati i koalicionit Berisha-Meta, për Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia ka zhvilluar një takim me sportistët e qytetit.
Gjatë takimit që zhvilloi me to, Spahia shpalosi programin 4 vjeçar, ndërsa u ndal edhe në pikat që prekin sportin.
Spahia premton ndërtimin e një ministadiumi, një salle të re sportive, terreneve në çdo lagje dhe njësi administrative, mbulimin e tarifës së fushave sportive për ndeshjet zyrtare, rritje e trajtimit dhe shpërblimit për sportistët elitarë, bursa për sportistët. Spahia tha se shumë shpejt do ngrihet edhe muzeu i sportit në Shkodër.