Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale të 14 majit, ku ka prezantuar kandidatët për bashkitë Sarandë, Himarë dhe Delvinë.
Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se ministrja Belinda Balluku është hajdutja e dytë më e madhe në gjithë Ballkanin, duke u tejkaluar vetëm nga kryeministri Edi Rama.
Ai u shpreh se me paratë e përfituara nga shitja e energjisë së vjedhur, Balluku i është “sulur” Konispolit.
“Kandidatët tanë, janë kandidatët tuaj. I keni votuar vetë, por jo vetëm kaq, gjatë të gjithë fushatës kanë qenë në kontakt me ju dhe kanë dëgjuar shqetësimet tuaja e kanë paraqitur zgjedhje për problematikat e arashtruara.
Problematika të akumuluara të krijuara nga një qeverisje që në këto vite vetëm për qytetarin nuk pyeti se ekzistonin apo jo.
Kandidatët e mazhorancës janë kandidatë të Ramës, të xhepit të tyre, që nuk kanë lidhe me qytetarët. ngrihet tjetri nga Durrësi vjen këtu i deleguari personal i famëziut Aljet Hyseni që vetë socialistët e larguan për atë që bëri.
Kandidati që gjeti është kandidat pallati, të familjes së tij, çfarë e lidh me Sarandën përveç premtimit makabër që do lëvizi eshtrat nga varrezat e Sarandës së oligarkët do bëjnë aty pallate?
Miqtë e mi, mafia është forma më e egër e krimit, forma më e pashpirt, ndaj dhe ata janë të aftë të bëjnë gjithçka. Shikoni se çfarë bën mafia, zbret Belinda Ballukun nga Peshkopia ku e ka dërguar, në Konispol. Po pse? E zbret me valixhe me para, po, ju them unë ju.
Sepse në Ballkan, pas Edi Ramës, ajo është hajdutja e dytë më e madhe. Po pse e them këtë, sepse ajo zbraz digat, pasurinë tuaj publike gjithë verën, në një kohë kur ligji nuk e lejon zbrazjen. E shet energjinë me 20-30 euro tek sekserëve të saj dhe ata po këtë energji e rishesin në bursë me 150-180 euro dhe këto i fut ndrikulla në xhep, i vjedh dhe inkason.
Kush mund të dyshojë për këtë ju the se, 3 javë më parë inauguruan bursën me ndërhyrje të fortë ndërkombëtare sepse u bë e qartë çfarë vjedhje e tmerrshme bëhej me energjinë.
Doli e na tha se tani s’ka më, tani energjia do të shitet në bursë. Ku u shit energjia dy javë më parë, përsëri siç e shiste më parë, përsëri me sekserë, përsëri jashtë burse dhe me ato para është turrur drejt Konispolit.
U bëj thirrje demokratëve të Konispolit, të ja filmojnë valixhet.
Çamëve të Konispolit u them se, ajo duhej të ishte njeriu i fundit që mund të shkelte në Konispol sepse gjyshi i saj ka qenë xhelati i vërtetë i procesit makabër që Enver Hoxha zhvilloi kundër çamëve në Tiranë. Ajo nuk mund të shkonte në Konispol pa kërkuar të falur në emër të gjyshit për krimet e shëmtuara, paditë, spiunimet që gjyshi u bëri djemve të Çamërisë që ishin në ushtri.”, tha Berisha.