Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh ditën e sotme se koalicioni do të jetë fitimtar në zgjedhjet lokale të 14 majit. Në konferencën e përjavshme me mediat ai theksoi se në 90% të garave elektorale demokratët kanë shkuar në zgjedhje me logo koalicioni.
-Kur flisni për entuziazëm, a e keni marrë parasysh se demokratët nuk do votojnë për logon e partisë që ju e themeluat, sepse atë e ka tashmë Alibeaj dhe nëse ka koalicion me Partinë e Lirisë, kush do ta drejtojë koalicionin?
Berisha: Së pari mund të them se në 90% të garave elektorale demokratët kanë shkuar në zgjedhje me logo koalicioni, kjo është e vërteta. Së dyti, nuk ka sot demokrat të vërtetë, qytetar shqiptar që nuk dënon me neveri të madhe aktin e shëmtuar të Ramës i cili mendoi se do të caktojë vetë drejtuesit e opozitës me ndihmën e guvernatores. Koalicioni do të jetë fitimtar, sigurisht Partia Demokratike e drejton, këtu s’ka diskutim.