Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të mbledhë pasditen e sotme aleatët e partive jo parlamentare, në orën 17.00.
Kujtojmë se sot pas ftesës së Berishës për të dalë me një kandidat për zgjedhjet lokale, erdhi dhe një reagim pozitiv nga grupi i Alibeajt. Ky i fundit pohoi se ishin të gatshëm që të diskutonin për të dalë me kandidatë të përbashkët, në interes të PD dhe opozitës, kundër qeverisë Rama.